I riu bie nga çatia e banesës, niset me urgjencë drejt spitalit

Editor
1 Min Read

Këtë të premte, rreth orës 13:15, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Pirg, Maliq, ku shtetasi K. M., 27-vjeç, banues në Pirg, ka përfunduar në spital, pasi ka rënë nga lartësia.

Sipas informacioneve policore, i riu ka qenë duke rregulluar çatinë e banesës së një shtetasi, kur është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime trupore.

Pronari i banesës, ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

‘Më datë 31.05.2024, rreth orës 13:15, në fshatin Pirg, Maliq, shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Pirg, duke rregulluar çatinë e banesës së shtetasit R. Z., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga çatia dhe ka marrë dëmtime trupore. Aktualisht 27-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve.

Ndërsa pronari i banesës, ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *