JiL.al - Jeto i Lumtur

Po rregullonte çatinë, por bie në kontakt me energjinë elektrike

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ngjarja pak minuta më parë në Maliq, ku një person në banesën e tij ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Sipas informacioneve paraprake mësohet se i zoti i shtëpisë po rregullonte çatinë ndërsa ka prekur tela të energjisë elektrike. Po transportohet drejt spitalit të Korçës, ndërsa burime bëjnë me dije se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Scroll to Top