Autoritet zvicerane kanë vënë në pranga dy persona për drogë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi policia kantonale zviceriane kreu një hetimi të kryer në bashkëpunim me shërbimet kundër drogës.
Në lidhje me operacionin u vendos ne pranga një shqiptar i moshës 25 vjeç, banues në Shqipëri dhe një shtetas zviceran 37 vjeç me banim në zonën e Bellinzonës. Shqiptari i dyshuar si i përfshirë në një aktivitet të rëndësishëm të tregtisë së drogës që synonte aktorët lokalë, u arrestua në Giubiasco.