JiL.al - Jeto i Lumtur

Përplasën me makinë dy të mitur, nis hetimi për minorenët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Seksioni i Policisë Rrugore në Dibër ka referuar materialet në Prokurori lidhur me dy aksidente ku të plagosur kanë mbetur 2 të mitur.

Ka nisur procedimi penal për 2 shoferë, njëri prej tyre 17-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Seksioni i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.M., 51 vjeç, banues në fshatin Vrenjt, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi Velia”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore është larguar për në banesë.

Filloi procedimi penal dhe për një 16-vjeçar, pasi në Maqellarë, ka aksidentuar një shtetase të mitur, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top