Tre persona sulmojnë me hanxhar në mes të Nju Jorkut

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një burrë është sulmuar me hanxhar në këmbë, në mes të ditës, në Times Square, Nju Jork, SHBA.

Policia tha se ka arrestuar tre persona si të dyshuar për ngjarjen.

Hanxhari është një mjet i mprehtë pune, i përdorur zakonisht për të pastruar shtigjet nëpër xhungël.

Madje hanxharët kanë qenë një instrument gjenocidi pasi ato u përdorën gjerësisht në shfarosjen sistematike të tutsis nga Hutu, ndërsa tani janë një markë e bandave pasi janë një armë shumë e frikshme.

Viktima dyshohet se u godit me thikë në të dyja këmbët nga tre burra jashtë një restoranti McDonald’s. Burri ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme dhe pritet të mbijetojë.

Detektivët thanë sot se shpresojnë se viktima do të konfirmojë identitetin e të dyshuarve. Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut mori një telefonatë për goditjen me thikë në West 45th Street dhe Broadway rreth orës 10:00 të së enjtes.

Zyrtarët thanë se njëri nga të dyshuarit kishte veshur xhinse blu, një këmishë të zezë dhe një çantë shpine. Një i dyshuar i dytë thuhet se kishte veshur një kapuç të zi me një logo të grupit rap dhe një i tretë kishte veshur një kapuç gri dhe xhinse blu.

Megjithëse sulmet dhe therjet me thikë janë shumë të zakonshme në Nju Jork, përdorimi i një thike të krijuar për të vrarë dhe gjymtuar, duket se ka tronditur publikun amerikan.

Scroll to Top