Shkelën rregullat e qarkullimit, e pësojnë 5 turistët me monopatina

Editor
2 Min Read

5 turistë gjerman janë gjobitur në Vlorë, teksa qarkullonin me ‘Monopatina’, pasi shkelën rregullat e qarkullimit.

Sipas Policisë së Vlorës, pas gjobitjes ata kanë bërë pagesën tek punonjësit e policisë dhe më pas i janë kthyer mjetet e tyre te identifikimit.

Njoftimi i Policisë:

“Punonjësit e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, ditën e sotme, në rrugën “Murat Tërbaç”, në “Lungomare”, kanë konstatuar 5 shtetas të cilët qarkullonin me mjete elektrike “Monopatinë” në korsinë e dedikuar për qarkullimin e biçikletave, duke kryer shkelje të kodit rrugor, konkretisht shkelje e parashikuar nga neni 144/2 i Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor”.

Këta 5 shtetas kanë rezultuar të jenë shtetas të huaj. Në këto kushte janë plotësuar procesverbalet e shkeljeve dhe janë kryer pagesat menjëherë tek punonjësi i Policisë, duke përfituar dhe uljen me 50% të masës administrative. Mandatet e arkëtimit, të paguara nga punonjësit e Policisë, janë bashkëngjitur me procesverbalet e shkeljeve.

Theksojmë se askujt prej këtyre shtetasve nuk i janë mbajtur mjetet e identifikimit. Ato janë kërkuar vetëm në momentin e konstatimit të shkeljes, me qëllim marrjen e gjeneraliteteve për plotësimin e masës administrative.

Policia e Vlorës falënderon mediat për përcjelljen e çdo ankese dhe mbetet e angazhuar për të siguruar një mjedis më të sigurt dhe më të organizuar për lëvizjen e të gjithë qytetarëve, sidomos gjatë sezonit turistik. Ndërmarrja e masave administrative për drejtuesit e monopatinave që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kontribuon ndjeshëm në rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës. Qëllimi kryesor mbetet rritja e ndërgjegjësimit për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *