Dy vëllezërit në Elbasan, bazë armësh në shtëpi

Editor
1 Min Read

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë vëllain e tij pasi në banesat e tyre u gjet një sasi e konsiderueshme armësh.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 1 kallashnikov me 2 karikatorë me 80 fishekë, 1 armë gjahu gjysmë automatike, 1 pushkë, 2 pushkë pneumatike, 1 armë pneumatike me dylbi të montuar, 1 palë dylbi dhe 1 thikë e kombinuar me përforcues grushti.

“Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Gjergjan, në banesat e shtetasve A. M., 65 vjeç dhe B. M., 57 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov me 2 karikatorë me 80 fishekë; 1 armë gjahu gjysmë automatike; 1 ⁠armë zjarri pushkë (trofe); 2 pushkë pneumatike; 1 armë pneumatike me dylbi të montuar; 1 palë dylbi; 1 mjet prerës (thikë) i kombinuar me përforcues grushti. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasi B. M., 57 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore, vëllai i tij, shtetasi A. M., 65 vjeç”, njoftoi policia.

tvklan.al

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *