Meloni: Rama po masakrohet vetëm se ndihmoi Italinë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nga Piaca del Popolo në Romë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, gjatë një fjalimi në fushatën elektorale, i ka sfiduar kundërshtarët e së majtës me planet e saj për të mposhtur trafikantët e qenieve njerëzore. Pak ditë para se të rivizitojë vendin tonë ku do të ndjekë nga afër punimet në qendrat e pritjes së emigrantëve në Portin e Shëngjinit dhe ne Gjadër, Meloni ka theksuar se marrëveshja me Shqipërinë është shembull për gjithë vendet e Bashkimit Europian në luftën ndaj emigracionit të paligjshëm.

“Tani po e kuptojnë edhe në Europë, ku tashmë Italia ka shënuar një ndryshim të ritmit të emigracionit. Tani shumë shtete po marrin shembullin tonë kur ne propozojmë marrëveshje me vendet e Afrikës veriore. Po na marrin si shembull edhe kur propozojmë zgjidhje inovative si ajo e marrëveshjes me Shqipërinë”, tha kryeministrja italiane.

Dhe kur përmend Shqipërinë, Meloni nuk harron homologun Edi Rama.

“Ti dërgojmë një përqafim kryeministrit socialist shqiptar Edi Rama që po e masakrojnë vetëm se donte të ndihmonte Italinë”, u shpreh ajo.

Duke thumbuar sërish të majtën italiane Meloni shprehet se ankesat e tyre në Bashkimin Europian për marrëveshjen me Shqipërinë kanë qenë reklama më e mirë për suksesin e këtij pakti.

“Janë ankuar tek çdo lider i mundshëm europian duke ju thënë se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët e paligjshëm është në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Janë ankuar tek të gjithë. Dhe e dini se cili është rezultati? 15 nga 27 vendet e Bashkimit Europian, pra shumica, kanë kërkuar nga Komisioni Europian që të kopjojnë modelin e marrëveshjes së Italisë me Shqipërinë”, vijoi kryeministrja italiane.

Meloni të mërkurën do të ndërpresë për disa orë fushatën elektorale për zgjedhjet e Parlamentit Europian, për t’u nisur drejt qendrave të pritjes së emigrantëve në Portin e Shëngjinit dhe në Gjadër. Fakti që Meloni ka preferuar të fokusohet në Shëngjin e Gjadër, shihet si një mesazh i qartë politik që ve në dukje edhe njëherë rëndësinë që qeveria e saj po i kushton çështjes së flukseve emigratore dhe menaxhimit të tyre.

Koha e vizitës në tokën shqiptare është po aq e rëndësishme. E vendosur vetëm tre ditë para zgjedhjeve, vizita e Melonit përfaqëson një mundësi të fundit për kryeministren që të konsolidojë mesazhin e saj për votuesit, jo vetëm në Itali, por edhe në komunitetin shqiptar.

Klan News

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top