Policia ka dalë me një njoftim lidhur me konfliktin e djeshëm në familje, ku babai plagosi të birin me thikë në Korçë. Mësohet se babai 70-vjeçar ka qenë në gjendje të dehur dhe se për motive të dobëta ka goditur të birin 40-vjeçar me dorë dhe thikë.
Bëhet me dije se djali 40-vjeçar, është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt në familje, ju informojmë se Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin N. P., 70 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë, në gjendje të dehur, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur në dorë, me mjet prerës thikë, djalin e tij 40 vjeç, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.