JiL.al - Jeto i Lumtur

Fjalët e para të Mbappe, pas zyrtarizimit te Real Madridi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kylian Mbappe është lojtar i ri i Real Madridit. Në profilet e tij sociale, francezi shprehu gëzimin për këtë transferim të shumëpritur dhe të arritur më në fund: “Një ëndërr e bërë realitet.

Jam shumë i lumtur dhe krenar që i bashkohem klubit tim të ëndrrave, Real Madrid. Askush nuk mund ta kuptojë se sa i emocionuar jam tani. Mezi pres t’ju shoh, madridas, ju falënderoj për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Shihemi në Madrid”.

Las primeras palabras de Mbappé tras su fichaje por el Real Madrid: "El club de mis sueños..."

Pas muajsh thashetheme dhe negociatash, pritja ka marrë fund. Kylian Mbappé është lojtar i ri i Real Madridit. Pasi fituan Ligën e tyre të 15-të të Kampionëve, “Los Blancos” më në fund kanë njoftuar nënshkrimin e tyre të ri yjor, i cili do të forcojë një ekip tashmë plot talent, nga Vinicius te Bellingham.

Mesazhi i lamtumirës i Mbappe për PSG-në ishte hapi i parë zyrtar, por tashmë kampioni francez, i lindur në vitin 1998, është shpallur zyrtarisht si lojtari i ri i skuadrës së Carlo Ancelottit.

Më poshtë është edhe njoftimi zyrtar: “Real Madrid C.F. dhe Kylian Mbappé kanë arritur një marrëveshje. Francezi do të jetë lojtar i Real Madridit për 5 sezonet e ardhshme”.

Scroll to Top