Një burrë 59-vjeçar në Meksikë ka humbur jetën nga një lloj gripi i shpendëve, H5N2, i paregjistruar ndonjëherë te njerëzit më parë.
Është e paqartë se si e ka marrë atë, megjithëse ka pasur raste në disa ferma shpendësh në Meksikë, raporton “BBC”.
Infeksionet si kjo ndonjëherë mund të kalojnë nga kafshët te njerëzit. Burri kishte probleme të tjera themelore shëndetësore që ndoshta e bënë atë që të mos i mbijetonte këtij infeksioni.
“Nuk ka asnjë provë që virusi mund të fillojë të përhapet midis njerëzve dhe të shkaktojë një shpërthim”, u shprehën ekspertët.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe autoritetet e tjera monitorojnë llojet e gripit, si ky, që mund të ketë mutacion të mundshëm dhe nuk mund të përjashtohet mundësia që të kthehet në një kërcënim.