JiL.al - Jeto i Lumtur

“Asani titullari i sigurt me Azerbajxhanin”, Sylvinho frikë nga Italia:

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Shqipëria do të mbështetet te shpirti dhe sakrifica që do tregoj në fushë”. Mesazhin e përcolli nga konferenca për media para ndeshjes miqësore me Azerbajxhanin, tekniku i kombëtares shqiptare Sylvinho, teksa na ndajnë edhe 8 ditë nga nisja e fazës finale të Euro2024.

Edhe pse në letër ka kundërshtarë të fortë si Spanja dhe Kroacia, dhe Europianin e nis duke sfiduar kampionët e Europës, Italinë, Silvinjo duket se beson se gjithçka është e mundur në futboll, nëse ekipi lufton fort në fushën e blertë.

Tekniku brazilian u ndal gjatë te kombëtarja e Luciano Spalletit, duke thënë se do të jetë një duel shumë i vështirë.

Scroll to Top