Protesta e opozitës dhe tensionet në Kuvend, reagon Rama

Editor
2 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në një postim në rrjetin social X ngjarjet e ditës së sotme në Parlament duke thënë se “opozita sot u rikthye në identitet”.

Sipas tij autorët e këtij “rikthimi”, ishin “një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare, një ish-zv/ kryeministër i arratisur, një ish-kryeministër në arrest shtëpie, një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë dhe programi i RAI3 që shfaqi të sipërpërmendurit si heronj pozitivë”.

Rama shtoi se “kjo lojë balte e rradhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta”.

Ai përfundoi reagimin e tij duke thënë se ata nuk duhet të falen më dhe duhen “shkatërruar përfundimisht me votë”, pasi Shqipëria ” ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush”.

Reagimi i plotë:

Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament?

Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare;
Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë;
Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë;
Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie;
Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës.

Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e rradhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta.

Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *