Sllovakia, Letonia dhe shteti më të vogël anëtar i BE-së, Malta, janë kanë nisur votimin për Parlametin Evropian këtë mëngjes. Pasdite do të fillojë votimi vendimtar italian, ku kryeministrja Giorgia Meloni dhe partia e saj e djathtë Vëllezërit e Italisë shpresojnë të konsolidojnë pozicionin e tyre si forcë kryesore në Bruksel.
Më shumë se 350 milionë votues me të drejtë vote në 27 vende të BE-së po shkojnë në votime për të zgjedhur Parlamentin e ardhshëm Evropian.
Qendra e Sondazheve të Euronews parashikon që partitë e ekstremit të djathtë do të kenë një fitore historike.
Zgjedhjet do të vendosin klimën politike në të 27 shtetet anëtare për çështje thelbësore si ndryshimi i klimës dhe e ardhmja e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, rimëkëmbja ekonomike pas COVID-19, migrimi dhe roli i BE-së në skenën globale.