JiL.al - Jeto i Lumtur

Lëviznin të armatosur, vihet në pranga një 18-vjeçar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Arrestohet një 18-vjeçar dhe shpallet në kërkim një tjetër në Bulqizë. Mësohet se 21-vjeçari E.T dhe 18-vjeçari K.S qarkullonin me armë zjarri në automjet.

Të rinjtë nuk iu bindën urdhrit të Policisë, por është bërë e mundur vetëm arrestimi i pasagjerit 18-vjeçar. Bëhet me dije se 21-vjeçari është arratisur në këmbë duke u shpallur në kërkim.

Si pasojë është sekuestruar një pushkë dhe 130 fishekë. Me rastin do të merret Prokuroria Dibër.

Njoftimi i Policisë:

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i mbajtjes së armëve, pa leje. Qarkullonin me automjet, me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari, ndërkohë vijon puna për kapjen e drejtuesit të mjetit.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pushkë dhe 130 copë fishek. Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas lëviznin të armatosur, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Si rezultat në lagjen “Minatori”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin e dyshuar dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i automjetit porsa pa shërbimet e policisë, nuk iu bind urdhrit për ndalim por u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit të dyshuar, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e njërit prej shtetasve ( pasagjer) shtetasin K.S., 18 vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi E.T., 21 vjeç, mundi të largoj në këmbë pasi braktisi mjetin dhe vijon intensivisht puna për kapjen e tij

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit brenda në automjet, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë dhe 130 copë fishek.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top