Nga dhuna në familje tek grabitja, pesë persona arrestohen

Editor
2 Min Read

Arrestohen pesë persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 23-vjeçari F.S ka dhunuar të dashurën e tij, ndërkohë 53-vjeçari A.C ka dhunuar bashkëshorten.

Një 44-vjeçar është arrestuar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me burg për vjedhje me dhunë. Dy persona të tjerë janë arrestuar pasi drejtonin motomjetet e tyre pa leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin F. S., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin D. Xh., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. C., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– F. C., 23 vjeç, banues në Kashar, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi shtetasi F. C., duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E. M., i cili dyshohet se ka kryer një manovër të gabuar. Si pasojë është dëmtuar shtetasi F. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

– A. H., 19 vjeç, banues në Mëzes, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me një automjet të parkuar. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në motomjet, shtetasi F. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *