Një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen e ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se ai është rrëzuar nga ura e Paskuqanit ku më pas ka ndërruar jetë.
Policia ka bërë me dije se viktima dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
‘Ditën e sotme ka ndërruar jetë shtetasi A. J., 60 vjeç, banues në Paskuqan, i cili dyshohet se dje, duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar te Ura e Paskuqanit. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë’, njofton policia.