Arrestohet në Itali, Aleks Ndreka alias Aleksandër Deda apo siç njihet ndryshe “Leksi i Druve”. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Besar Bajraktaraj, i cili thotë se ai është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano tre ditë më parë.
Ndreka ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe ishte në masën “arrest në burg” në mungesë.
“Leksi i druve” është një personazh tejet i njohur për policinë e Lezhës. Ai u ka shpëtuar disa atentateve ndër vite. Fillimisht në vitin 2020 në superstradën Lezhë-Laç, ku mbeti i plagosur.
Më pas në Mars 2022, “Leksi i druve” i shpëtoi një tjetër atentati falë xhupit me pupla. Tentativa për ta vrarë ka pasur edhe me dron.
Ndërkohë, sipas hetimeve të SPAK, dyshohet se Aleksandër Deda ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin e PS, Arben Ndoka. Kjo pasi kishte dyshime se Ardian Nikulaj dhe Deda kishin mundësuar futjen e Durim Bamit për të ekzekutuar vëllain e ish-politikanit, Aleksandër Ndoka.