JiL.al - Jeto i Lumtur

Drejtonte makinën në efektin e lëndëve narkotike

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi gjatë kontrolleve ndaj të riut, ka rezultuar se ai drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan D. A., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.”-

 njofton policia.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top