JiL.al - Jeto i Lumtur

Urdhër-arresti i SPAK vëllezërit Bami shoqërohen në policinë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vëllezërit Durim e Valter Bami janë shoqëruar nga autoritetet policore të Dubait. Lajmi konfirmohet nga burime jozyrtare, ndërsa aktualisht Dubai nuk ka njoftuar autoritetet tona në mënyrë zyrtare.

Burime bëjnë me dije se Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacion në ditët e fundit për vendqëndrimin e dy vëllezërve në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët dyshohet se janë gjetur.

Aktualisht, me vendim të SPAK, në kërkim rezulton Durim Bami, në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Besohet se më shumë se 16 vetë ishin vënë në ndjekje për të vrarë dy vëllezërit Valter dhe Durim Bami. Nga 50 urdhër arreste në total për shtatë grupe kriminale, 21 janë arrestuar, 29 janë akoma në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Operacioni i zhvilluar nga SPAK, u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. 

Anëtarët e shtatë bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje, kultivim kanabisi etj.

Scroll to Top