JiL.al - Jeto i Lumtur

 Dy avionë rrezikojnë përplasjen në pistë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një moment frikshëm ka ndodhur së fundmi në aeroportin e Mumbait në Indi.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se dy avionë rrezikuan të përplaseshin me njëri-tjetrin në pistë. Aeroplani i “Air India” u ngrit në ajër vetëm pak sekonda pas uljes së “IndiGo” në pistë, me të dy avionët që ishin vetëm disa metra larg njëri-tjetrit.

Pas shqyrtimit të skenës së tmerrshme, mbikëqyrësi i aviacionit të vendit konfirmoi se një hetim ishte nisur për këtë ngjarje. Nga ana tjetër, zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil deklaruan se kanë pezulluar kontrolluesin e trafikut ajror i cili ishte në detyrë në atë moment.

“Nëse ka siguri të arsyeshme përmes vëzhgimit vizual, minimumi i ndarjes së trafikut mund të zvogëlohet. Në këtë incident, u duk se avioni që nisej kishte arritur tashmë shpejtësinë B2 dhe ishte me hundë lart ndërsa avioni që mbërriti po prekte në pistën 27. çështja është nën hetim” thuhej në deklaratë.

Scroll to Top