JiL.al - Jeto i Lumtur

E dhunuan në protestë, reagon Klevis Balliu

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka reaguar për herë të parë, pas dhunëns së ushtruar ndaj tij nga disa policë, gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme para Bashkisë Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në postimin e tij në Facebook, Balliu thekson se ‘egërsia e pushtetit te korruptuar, vetëm motivon’ dhe se opozita përballjen nuk e ka me policinë por me pushtetarët që urdhërojnë policinë dhe ata do të mbajnë përgjegjësi.

‘Por sot, si duket pushteti kishte vendosur aty besnikët e vet, disa të veshur me uniformën e policisë por që në shpirt kanë uniforma SkyEcc. Tani kjo ishte ajo çka pushteti bëri dhe patjetër që ata do të mbajnë përgjegjësi. Të mërkurën në një përballje tjetër për t’i kthyer bashkinë qytetit tonë, Tiranës tonë’, shkruan Balliu.

Egërsia e pushtetit te korruptuar, vetëm motivon pasi përshkruan dëshpërimin e tyre, metrat e tyre të fundit.

Gjithmonë, jam kujdesur që perballja me policinë te jetë minimale.

Pasi ne nuk e kemi problemin me policinë por me pushtetarët që urdherojnë policinë.

Por sot, si duket pushteti kishte vendosur aty besniket e vet, disa te veshur me uniformën e policisë por që në shpirt kanë uniforma SkyEcc.

Tani kjo ishte ajo cka pushteti bëri dhe patjetër që ata do të mbajnë pergjegjësi.

Të mërkurën në një përballje tjetër për ti kthyer bashkinë qytetit tonë, Tiranes tonë.

Dhe te degdisim zdromsin e bashkisë në kazanin e plerave te historisë, ne faqet e turpit te historisë.

Erion meri ato te celiktat dhe dil te mërkuren në bashki te shohesh se si shkrinë celiku perballë popullit.

Scroll to Top