Vrasja e 4 efektivëve në Durrës, jepet vendimi për Dritan Dajtin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email


Gjykata e Lartë ka vendosur këtë të martë masën burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin. Ky i fundit akuzohet për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda kryesues dhe anëtar Sandër Simoni dhe Artur Kalaja vendosën të pranojnë rekursin e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda që kundërshtoi vendimin e Apelit që e dënoi Dajtin me 25 vite burg.

Prokuroria kërkonte të lihej në fuqi vebdimi i Shkallës së Parë teksa në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg. Dritan Dajti do të vuajë dlnimin në një burg të sigurisë së lartë teksa akuzohet për vrasjen e efektivëve
Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Scroll to Top