Apeli i dha vulën e PD reagon Berisha Koha për bashkim

Editor
2 Min Read

Sali Berisha ka reaguar ne lidhje me vendimin e gjykates se Apelit, qe i kaloi atij vulen dhe logon e PD.

Ne mesazhin e tij, Berisha thekson se eshte koha per bashkimin e demokrateve.

Mesazhi i Berishes:

Mesazh për anëtarët dhe mbështetësit e PDSH!
Të dashur demokrate dhe demokratë, simpatizantë dhe simpatizantë të PD.
Sot është dita të falënderoj dhe të përulem me respektin më të madh para çdo demokrateje e demokrati që shkroi historinë në kuvendin e 11 Dhjetorit!

Kjo nuk është historia e Sali Berishës, por historia e demokracisë dhe opozitarizmit, është mishërimi i aksiomës se Zoti është me qëndrestarët dhe guximtarët!

Askush më shumë se demokratët nuk e kanë provuar këtë përgjatë këtyre 30 viteve, ne 1992 në rrëzimin e diktaturës, në 97 përgjatë rebelimit të kuq, por dhe sot ku pavarësisht presionit padrejtësive e kërcënimeve ata ja dolën, as të mos kapen, as te mos shiten dhe mbi të gjitha të mos zhduken!

Qëndruan për Flamur!
Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet.

Por sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike me Flamurin e saj pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre!
Sot dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar!

Sot duhet të bashkohemi rrethe Flamurit te pamposhtur të betejave tona.
Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por demokracia. I vetmi i humbur sot është Edi Rama.
Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë bashkimi për rrëzimin e tij dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët për të realizuar së bashku rotacionin e vonua, shpëtimin e Shqipërisë!
O sot o kurrë!

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *