JiL.al - Jeto i Lumtur

Humbi jetën, zbulohet kush është i riu që u përfshi në një sherr

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

I riu që shihni në foto është 20-vjeçari shqiptar, i cili mbeti i vrarë pas një sherri të dhunshëm mes disa personash në Greqi. Orgito Lloci, është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta.

Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndierë mirë. Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias ku ndërroi jetë.

Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me shqiptarin ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Humbi jetën, zbulohet kush është i riu që u përfshi
Scroll to Top