Ish-sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa, i ftuar në një emision televiziv ka thënë se për zgjedhjen e situatës në Partinë Demokratike duhet të jenë anëtarët e saj që të vendosin. Ai tha se me Sali Berishën nuk i lidh asgjë dhe nuk ka mundësi për bashkëpunim.
“Të paktën është detyrë e këtij grupi drejtues që ka drejtuar Partinë Demokraike që anëtarët ti pyesi se çfarë ata mendojnë më mirë për zgjedhjen e kësaj situate, por duhet të theksoj se ne nga Sali Berisha nuk na ka ndarë as vula, as logo na ka ndarë qëndrimi dhe vendimi jonë. Sepse nuk mund të kemi dy qëndrime për dy situata të ngjashme” tha ai.
Sefa ta gjithashtu se dhe nëse do të krijohet një parti e re nuk do krijohet për hir të individit, por për njerëzit.
“Në qoftë se krijohet një parti politike nuk krijohet për hir të zotit Basha” tha Sefa