JiL.al - Jeto i Lumtur

U kap me drogë me vlerë 1 milionë euro, e pëson keq

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia italiane ka vënë në pranga një 45-vjeçar shqiptar, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin udhëtonte ju gjet lëndë narkotike me vlerë 1 milionë euro.

Arrestimi i tij u mbrëmjen e djeshme në autostradën A22 në zonën e Bolzanos, në orën 18:45 të mbrëmjes.

Policia shkoi për kontroll pasi shqiptari kishte ndalur mjetin dhe nuk po lëvizte duke krijuar probleme në qarkullim.

Pikërisht ky veprim ka tërhequr vëmendjen e policëve që vendosën të ushtrojnë një kontroll. Nga kontrolli rezultoi se shqiptari, banues në Lombardi , kishte precedentë të shumtë penalë dhe krime të natyrave dhe rëndesave të ndryshme, përfshirë edhe tregtimin e drogës.

Në atë moment u vendos që të vazhdohej me kontrollin e plotë të dy pasagjerëve dhe mjetit, gjatë të cilit në pjesën e pasme të furgonit u gjet një çantë e zezë prej pëlhure , e fshehur mirë mes mjeteve të punës dhe sendeve shtëpiake. Brenda kishte 10 pako me vakum me marijuanë, me një peshë totale prej 5.5 kg .

Sasia e drogës e sekuestruar mund të ndahej në të paktën 45,000 doza , me një vlerë të përllogaritur të shitjes me pakicë në tregun e paligjshëm prej gati 1 milion euro .

Scroll to Top