JiL.al - Jeto i Lumtur

 Denoncohet në polici deputeti i njohur shqiptar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sipas mediave vendase, autoritetet kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Siç raportohet, hetimi për të zbardhur këtë rast ka nisur si rezultat i denoncimit nga ana e një qytetari, i cili ka denoncuar deputetin Muja dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Sipas informacioneve bëhet me dije se denoncuesi pretendon se Armend Muja e ka ndaluar në rrugë të mërkurën pasdite, dhe i është drejtuar me fjalë kërcënuese.

Çfarë ndodhi? Denoncohet në polici deputeti i njohur shqiptar

Sipas dëshmisë së tij, të dhënë para hetuesve policorë, Muja i ka thënë viktimës “A je ti… o shikofc i bradashit, do ta shohësh kush jam unë”, raportojnë mediat kosovare.

Ai ka deklaruar se është ndier i kërcënuar nga deputeti Muja, prandaj ka vendosur që ta njoftojë Policinë e Kosovës.

Scroll to Top