JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 44 gradë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Greqia po përjeton një mot përvëlues për shkak të të nxehtit afrikan, ku në disa zona termometri shënoi 44 gradë celcius.

Mediat greke raportojnë se temperaturat më të larta u shënuan në zonën lindore dhe në jug, kryesisht në zonat jobregdetare. Megjithatë, pluhuri afrikan, i kombinuar me nxehtësinë, e kanë bërë atmosferën mbytëse në të gjithë Greqinë, me përqëndrime të larta grimcash, sipas Agjencisë Evropiane të Kopernikut për ndryshimet klimatike.

Ndërkohë sipas mediave greke droni me një kamera termike në qendër të Athinës në Omonia ka regjistruar një temperaturë prej 96.2 gradë Celsius, ndërsa në shatërvan ka qenë 34.9 gradë Celsius.

Por, gjatë gjithë kësaj jave Greqia është përballur me temperatura rekord, duke sjellë probleme në të gjithë vendin, që çuan në vendimin për të mbyllur para kohe shkollat. Siti arkeologjik i Akropolit, u mbyll gjatë dy ditëve të fundit. Ndërsa ministria e punës udhëzoi punonjësit e sektorit publik të punojnë nga shtëpia

Meteorologët kanë vënë në dukje se kjo është vala më e hershme e të nxehtit – e cila për Greqinë klasifikohet si temperatura që tejkalojnë 38 gradë Celsius për të paktën tre ditë – në historinë e regjistruar.

Por nga nesër vala e të nxehtit do të fillojë të tërhiqet, dhe do arrijë vlera normale për sezonin gjatë ditës së shtunë.

Scroll to Top