Avokati Sokol Mëngjesi ka dalë ditën e sotme nga koma.
Sipas informacioneve për media bëhet me dije se avokati është në gjendje shëndetësore të mirë, por gjithsesi duhet të pritet procesi i rikuperimit të plotë të tij.
Ndërkohë kujtojmë se Mëngjesi ndodhej prej disa ditësh në një spital privat në Athinë, ku ishte nën kujdesin e mjekëve.
Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit 2024 sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut nga tre persona. Dorian Alia 32-vjeç i cili u vetëdorëzua, ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano, me të cilin Mëngjesi kishte një konflikt pronash.
I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45-vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit.
AUTORËT E DYSHUAR TË SULMIT
DRITAN NANO, 58 VJEÇ NGA TIRANA Organizatori sulmit- I ndaluar me iniciativë, vjehrri i autorit kryesor të sulmit
DORIAN ALIA, 32 VJEÇ NGA TIRANA Dhunuesi – U vetëdorëzua pasditen e 29 majit, dhëndri i Nanos, dyshohet se bashkoi grupin për të realizuar planin
ELTON KASAJ, 33 VJEÇ NGA TIRANA Autor sulmi – i shpallur në kërkim DRIVALD ALIA, 21 VJEÇ NGA TIRANA Autor sulmi – i shpallur në kërkim
ROMARIO TABAKU, 26 VJEÇ NGA TIRANA i pranishëm në vendin e ngjarjes, largoi autorët me makinë – i shpallur në kërkim.