Me kërcënime ndaj efektivëve të policisë e ka nisur fjalën e tij në protestën para bashkisë Tiranë Belind Këlliçi. Ndonëse efektivët janë pozicionuar për të ruajtur sigurinë dhe për të shmangur incidentet në protestë, Këlliçi ka kërcënuar policët dhe drejtuesit e tyre se do të merret personalisht me ta. Me një zhargon rruge, Këlliçi iu drejtua policëve duke u thënë se jeta është e gjatë.
“Do të paguani 1 për 1 për dhunën ndaj protestuesve dhe deputetëve të PD. Çdo oficeri i policisë së shtetit e ka personale me qytetarët dhe PD. Ta dini mirë Met Rrumbullaku, Tonin Vocaj… Jeta është shumë e gjatë”, tha Këlliçi.
\