Furgoni përplaset me mjetin bujqësor në aksin Lushnjë-Berat

Editor
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lushnjë-Berat. Mësohet se një furgon është përplasur me një mjet bujqësor.

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar lehtë një pasagjere e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave.

‘Më datë 14.06.2024, rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, ka ndodhur një përplasje mjetesh. Konkretisht mjeti tip furgon, me drejtues shtetasin Xh. F., 60 vjeç, është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin G. N., 64 vjeç.

Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 1 pasagjere, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit’, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *