Hetuesit gjermanë kanë kryer bastisje në shtatë shtete federale, dhe kanë sekuestruar kokainë me vlerë rreth 30 miliardë euro.
Sipas BILD, në total janë sekuestruar 35 ton kokainë.
Sasia e madhe e drogës mësohet se është kapur në portin e Hamburgut. Një pjesë e kokainës ishte fshehur në arkat me ananas.
Zyra e hetimit doganor të Shtutgartit dhe zyra e prokurorit publik të Düsseldorfit njoftuan të premten se ishte “konfiskimi më i madh i kokainës ” në Gjermani.
Shtatë persona kanë rënë në pranga.
Shtatë persona në pranga, sekuestrohen 35 ton kokainë
- Editor
- Publikuar 14/06/2024
- 14:59
Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
- Tags: Aktualitet, sekuestrohen, Shtatë