Një incident është shënuar të premten në Itali, ku avioni me të cilin udhëtonte ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto u detyrua që të bënte ulje emergjente në Ciampino.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, shkak për këtë është bërë tymi që po dilte nga pjesa e bagazheve të avionit.
Crosetto po kthehej nga samiti i ministrave të NATO-s në Bruksel, së bashku me stafin e tij në bordin e Falcon 900, kur brenda dhomës së bagazhit u zbulua tym.
Të gjithë pasagjerët u evakuuan nga avioni dhe nuk raportohet për lëndime. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë për të kuptuar shkaqet e tymit.