Një automjet kamper me turistë të huaj është aksidentuar mesditën e sotme në rrugën kombëtare Tepelenë-Gjirokastër.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Mashkullorë, rreth 3 km larg qytetit të Gjirokastrës. Kamperi me turistë të huaj është përplasur me një autoveturë me targa, greke dhe ka përfunduar jashtë rrugës
Fatmirësisht si shkak i këtij aksidenti nuk raportohet për pasoja në njerëz, por vetëm për dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.