Vodhën një celular dhe një biçikletë, 2 persona vihen në prangat

Editor
1 Min Read

Dy persona janë arrestuar në Elbasan ditën e sotme për vjedhje. Mësohet se një 47-vjeçar ka vjedhur një celular në një banak lokali në fshatin Labinot. Ndërsa i arrestuari tjetër është një 60-vjeçar, pasi ka vjedhur biçikelën e një të moshuari tjetër në lagjen 5 Maj.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan •Menjëherë pas 2 denoncimeve për raste vjedhjesh, Komisariati i Policisë Elbasan, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, organizoi punën dhe si rezultat, identifikoi dhe vuri në pranga autorët e këtyre 2 rasteve, konkretisht: -shtetasin E. M., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi mëngjesin e djeshëm, ka vjedhur 1 celular, në banakun e lokalit në pronësi të shtetasit E. F., në fshatin Labinot. Celulari u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale; -shtetasin M. F., 60 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka vjedhur 1 biçikletë, në banesën e një 72 vjeçari, në lagjen “5 Maj”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *