Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është takuar me Zv.Presidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.
Takimi është zhvilluar në përfundimit të ditës së parë të Samitit të Paqes për Ukrainën të zhvilluar në Zvicër.
Ministrja ka publikuar një foto në rrjetet sociale, e cila shkruan:
“Në Samitin e Paqes për Ukrainën me Zv.Presidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, të cilën ishte kënaqësi ta takoja në përfundim të ditës së parë të samitit, në darkën e liderëve të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd”.