JiL.al - Jeto i Lumtur

E dënuar për vrasje, pas 43-vitesh gruaja shpallet e pafajshme

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sandra Hamm, e cila u dënua për vrasje në SHBA, iu anulua dënimi pasi kaloi 43 vjet burg pasi gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Misuri, Ryan Horsman vendosi se kishte prova “të qarta dhe bindëse” se ajo ishte e pafajshme.

Hamm, 63 vjeçe, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1980 për vrasjen e bibliotekares Patricia Jeska. raporton Guardian.

Gjykatësi Horsman vendosi të premten se një oficer policie tashmë i ndjerë, i cili më vonë përfundoi në burg për një krim tjetër, ishte fajtor për vrasjen e bibliotekares dhe se Hamm duhet të lirohet br enda 30 ditëve.

Vendimi erdhi pasi ekipi ligjor i Hamm paraqiti argumente dhe prova në janar në rastin e burgimit më të gjatë të një gruaje të pafajshme në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne i jemi mirënjohës gjykatës për njohjen e padrejtësisë së rëndë që Ham vuajti për më shumë se katër dekada”, tha ekipi i saj ligjor.

Sipas raporteve, Hamm, e cila kishte marrë trajtim psikiatrik që në moshën 12-vjeçare për halucinacione dhe më vonë për përdorim droge, fillimisht u deklarua fajtore për vrasje për të shmangur dënimin me vdekje në vitin 1980, pas së cilës dënimi u anulua, por ajo u dënua përsëri në vitin 1985 bazuar në të njëjtin rrëfim.

Scroll to Top