KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Gjakovë-Klinë. Sipas raportimeve aksidenti ka ndodhur në fshatin Mrasor. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka deklaruar se në këtë aksident janë lënduar shtatë persona.
Ai shtoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20 ndërsa në aksident janë përfshirë dy mjete. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
“Rreth orës 21:20 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, shtatë persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka theksuar Elezaj. Ai shtoi se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë