Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Podujevë, ku bëhet me dije se për shkak të një mosmarrëveshje mes disa personave, kanë filluar të shtënat me armë.
Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të rinj, ndërsa janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishekë, 5 gëzhoja dhe dy automjete.
Mësohet se me vendim të Prokurorisë, të arrestuarit janë duke u mbajtur në qeli.
Njoftimi i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. 19 Qershor, Podujevë/ Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te të shtënat ma armë zjarri në mes disa personave. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, ndërsa janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishkë, 5 gëzhoja dhe dy vetura. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.