Shfaqet FLiRT, një lloj i ri i koronavirusit

Editor
1 Min Read

Është shfaqur një lloj i ri i koronavirusit i quajtur FLiRT KP.3.

Ky variant është pjesë e një treshe të njohur si variantet FLiRT dhe sapo ka tejkaluar një variant tjetër FLiRT KP.2 si lloji më i zakonshëm i koronavirusit në Amerikë, njoftoi Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), raporton noa.al.

PK.2 u bë dominuese në javët e kaluara, por tani rritja e saj është ngadalësuar.

Të dy, KP.3 dhe KP.2 janë “shumë, shumë të ngjashëm” me variantin JN.1 që dominoi valën e infeksioneve të dimrit të kaluar, sipas cbsnews që citon sot noa.al.

Simptomat

Simptomat e KP.3 janë të ngjashme me simptomat e koronavirusit:

ethe

kollë

gulçimë ose vështirësi në frymëmarrje

lodhje

dhimbje të muskujve ose të trupit

dhimbje koke

humbja e shijes ose nuhatjes

dhimbje të fytit

hundë të bllokuar ose me rrjedhje

nauze ose të vjella

diarre

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *