Të akuzuar për dhunë në familje, një në pranga

Editor
2 Min Read

Një 26 vjeçar është vënë në pranga të policisë pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij ndërsa për një  27 vjeçar  janë referuar materialet hetimore në Prokurori, ku mësohet se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për të.

Një 38 vjeçar është proceduar penalisht në gjëndje të lirë pasi për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht një 54 vjeçare.

Bëhet me dije se për veprime të mëtejshme materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe arrestoi shtetasin E. M., 26 vjeç, banues në Bajzë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka dhunuar një 54-vjeçare, për motive të dobëta.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Zh., 27 vjeçe, banuese në fshatin Hajmel, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më të lexuarat

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *