Subvencionet në bujqësi, 18 mijë aplikime fituese deri tani

Editor
1 Min Read

Në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, rreth 18 mijë aplikime janë shpallur fituese pas përfundimit të fazës së parë, ndërsa procesi vijon me verifikimet në terren për aplikimet e tjera.

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Arian Jaupllari në një intervistë për mediet tha se, këtë vit interesi i fermerëve për të përfituar mbështetje me subvencione ka qenë shumë i lartë veçanërisht për skemën e naftës pa taksa dhe blegtori.

Sipas tij, 54.255 fermerë aplikuan për skemën e naftës dhe mbi 9 mijë aplikime për tufën bazë të matrikulluar, të imta dhe gjedhin.

Edhe për bletarinë vijoi Jaupllari ka patur interes të lartë, ku janë kualifikuar 4223 aplikime.

Ndërkohë për bimët mjekësore, kanë kaluar fazën e parë 953 aplikime, ndjekur nga masa e mbështetjes për serat me 815 aplikime. Jaupllari foli edhe për rëndësinë dhe lehtësitë që sjellin ndryshimet në VKM nr. 283/2015.

Për këtë vit skema Kombëtarë e Mbështetjes në Bujqësi regjistroi në total 71.537 aplikime. Risi për skemën e naftës, është përfitimi i saj në vlerë monetare dhe jo me karta siç ka funksionuar vitin e kaluar.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *