JiL.al - Jeto i Lumtur

Kamioni me ngarkesë rrëzohet, zbardhen detajet e para

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një kamion me ngarkesë është rrëzuar në Qafë Thane në afërsi të fshatit Lin.

Mësohet se nga aksidenti janë shënuar dëme materiale ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta.

Aktualisht një korsi e Qafë Thanës është e bllokuar, por qarkullimi kryhet lirshëm.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa pritet një vinç i specializuar për te bërë largimin e kamionit nga rruga.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por grupi hetimor po dyshon tek shpejtësia e lartë në kthesë.

Fatmirësisht ne momentin e rrëzimit në korsinë e kundërt në zbritje të Qafë Thanës nuk ka pasur automjet.

Scroll to Top