![](https://jil.al/wp-content/uploads/2024/06/image-643.png)
Një 66-vjeçar në Hamallaj në Durrës ka humbur jetën. Burime sipas policisë, 66-vjeçari ishte duke pastruar pusin në banesën e tij, dhe dyshohet se ka rënë aksidentalisht në brendësi të pusit. Për pasojë ka ndërruar jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.