Shtatë persona janë plagosur nga të shtënat në Filadelfia në shtetin amerikan të Pensilvanisë dhe janë në gjendje stabile, njoftoi policia.
Policia tha se të shtënat ndodhën të mërkurën mbrëma dhe se tre adoleshentë, të moshës 16, 18 dhe 19 vjeç, ishin në mesin e të plagosurve.
Në vendngjarje nuk janë gjetur armë dhe deri më tani nuk ka persona të arrestuar, sipas policisë.