Bie zjarr pranë pallateve në ndërtim, dyshohet se…

Editor
1 Min Read

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme mes disa pallatesh në ndërtim në lagjen nr 1, në hyrje të qytetit të Sarandës.

Bëhet me dije se në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, sipas të cilëve, zjarri kishte rënë në disa shkurre afër 2 objekteve një katëshe në ndërtim.

Nga zjarri rrezikoheshin banesat përreth, ndërsa u ndërhy me 3 makina dhe 6 zjarrfikës, duke mos lejuar përhapjen e zjarrit.

Nga flakët mësohet se është djegur një barakë e ndodhur aty dhe një pemë pishe.

Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarr të qëllimshëm, por flakët mund t‘i ketë shkaktuar edhe nxehtësia e madhe.

Policia ndërkohë është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Panik në Sarandë/ Bie zjarr pranë pallateve në ndërtim,
Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *