Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka paralajmëruar se Koreja e Jugut do të bënte një “gabim të madh” nëse vendos të furnizojë Ukrainën me armë.
Sipas mediave të huaja, komentet e presidentit rus vijnë pasi Koreja e Jugut tha se një marrëveshje e re e mbrojtjes midis Koresë së Veriut dhe Moskës ishte “absurde” dhe do të bënte që ata të rishqyrtonin dërgimin e armëve në Kiev.
Putin tha se Seuli nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar kur ishte fjala për paktin e mbrojtjes reciproke mes Rusisë dhe Koresë së Veriut.
Media shtetërore ruse e citoi Putinin të thoshte se Moska priste që bashkëpunimi i saj me Korenë e Veriut të shërbente si një pengesë për Perëndimin.
Ai gjithashtu refuzoi të përjashtonte mundësinë për furnizimin me armë të precizionit të lartë në vend.