JiL.al - Jeto i Lumtur

Denaj: Në 5 muaj, eksportet bujqësore u rritën me 12%

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Eksportet bujqësore në Shqipëri kanë shënuar një rritje të konsiderueshme prej 12% për 5-mujorin e parë të këtij viti, duke arritur në 182 mijë tonë nga 163 mijë tonë vitin e kaluar, njoftoi sot Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Denaj u shpreh se “kjo rritje e qëndrueshme pasqyron përkushtimin e palodhur të fermerëve dhe bujqëve shqiptarë për të rritur prodhimin e produkteve “Made in Albania”. Gjithashtu, kjo rritje është rezultat i politikave të suksesshme të qeverisë në mbështetje të sektorit bujqësor”.

Ministrja Denaj theksoi se ky progres na afron gjithnjë e më shumë me objektivin ambicioz të arritjes së 1 miliard dollarë eksporte bujqësore deri në vitin 2030.

Scroll to Top