JiL.al - Jeto i Lumtur

Greqia e pushtuar nga zjarret, humb jetën një person

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre në jug të Greqisë të cilët kanë detyruar banorët të evakuohen.

Një 55-vjeçar  u plagos nga një  zjarr që ra në rajonin e Ilia në Gadishullin e Peloponezit dhe  ndërroi jetë më pas në spital.

Rreth 120 zjarrfikës  janë përpjekur të shuajnë zjarret ne pyje, por erërat e forta kanë bërë që   flakët të përhapen me shpejtësi dhe të dalin jashtë kontrollit.

Vala e të nxehtit e ka përfshirë edhe jugun e Spanjës. Disa turistë u përpoqën të gjenin hije për ti shpëtuar vapës.

“Po lëviz nga një zonë me hije në tjetrën, vazhdoj të pi shumë ujë dhe kam kapelën time prej kashte të vjetër si unë,” tha një turist.

Temperaturat e larta kanë përfshirë edhe SHBA-në. Teksa vala e të nxehtit shtrihet nga pjesët qendrore në ato lindore të vendit, autoritet vazhdojnë të  paralajmërojnë  qytetarët të qëndrojnë të hidratuar dhe të gjejnë  mjedise të freskëta.

Sipas meteorologëve Filadelfia, New Hampshire, Connecticut dhe Maine pritet të shënojnë temperatura rekord  në ditët në vijim.

Scroll to Top